“Kampion fantastik”, Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

Nga A2 CNN
14 Korrik 2026, 23:35 | Bota

“Kampion fantastik”, Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri irakian, Ali al-Zaidi, u takuan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku të dy udhëheqësit u zotuan të thellojnë lidhjet ekonomike dhe të rrisin prodhimin e naftës në Irak.

Takimi i së martës erdhi pasi Trump mbështeti al-Zaidi-n, një biznesmen pa përvojë në politikë, dhe kundërshtoi publikisht ish-kryeministrin e Irakut, Nouri al-Maliki, për rolin e kryeministrit në fillim të këtij viti.

Al-Maliki, një figurë përçarëse që shihet si person me lidhje të ngushta me Iranin, më pas doli nga gara në prill.

Qeveria irakiane kishte thënë më parë se presite që disa marrëveshje për naftën dhe gazin të nënshkruheshin gjatë vizitës së al-Zaidi në SHBA, me Trump që gjithashtu premtoi një sërë marrëveshjesh gjatë takimit në Zyrën Ovale. Ai e cilësoi al-Zaidi-n “një kampion fantastik, një kampion i ri”.

Iraku ka një potencial të jashtëzakonshëm për shkak të naftës së tyre dhe për aspekte të tjera, por për shkak të naftës së tyre, dhe ne do të bëjmë shumë marrëveshje”, tha Trump.

Do të krijojmë shumë vende pune për të dy vendet dhe do të nxjerrim shumë naftë”, shtoi Shefi i Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos