Konferenca e parë pa Berishën, Boçi: Aksioni opozitar në Parlament vijon me demokratët e unifikuar

Nga A2 CNN
4 Janar 2024, 13:18 | Politikë

Konferenca e parë pa Berishën, Boçi: Aksioni opozitar në

Në selinë blu është mbajtur konferenca e parë për media pa prezencën e kryetarit të “Rithemelimit”, Sali Berisha i cili ndodhet në “arrest shtëpie” për çështjen e ish-kompleksit Partizani.

Konferenca u drejtua nga nënkryetari Luçiano Boçi dhe anëtari i Kryesisë, Belind Këlliçi. Ndër të tjera, Boçi theksoi për gazetarët se Berisha vijon të jetë kryetar dhe se do ta drejtojë aksionin e opozitës nga distanca.

“Do të duhet një angazhim më i madh i pjesës drejtuese të PD. Kryesia dhe Këshilli Kombëtar,” shtoi ai.

Ndërsa, sa i përket bashkimit të demokratëve, nga Rithemelimi thonë se kjo do të ndodhë në vijimësi teksa aksioni i nisur në Parlament do të vijojë i unifikuar.

“Ftesat kanë qenë gjithnjë. Jemi të hapur. I gjithë grupi do të jetë në aksion opozitar në sallën e Parlamentit, pavarësisht mungesës së Sali Berishës.”

Sipas nënkryetarit Boçi, ka dakordësi nga të gjitha palët sesi do të vijojë bashkimi brenda demokratëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos