Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Boçi: Ne do t’i ofrojmë shqiptarëve shpresë dhe besim! Do vazhdojmë luftën tonë në një përballje pa kthim

Nga A2 CNN
4 Janar 2024, 13:03 | Politikë

Boçi: Ne do t’i ofrojmë shqiptarëve shpresë dhe

Luçiano Boçi, në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, deklaroi se Sali Berisha është “arrestuar politikisht me hetime të montuara politike dhe me procese të komanduara dhe të urdhëruara politikisht nga kreu i regjimit, nga Edvin Rama, qeverisja e të cilit u cilësua nga prestigjiozja gjermane BILD, si bastioni i kontrabandës dhe i drogës”.

“Drejtësia me kursin e ndjekur, u përshfaq si një detashment politik i së majtës dhe si kobure politike për të goditur në mënyra agresive opozitën dhe drejtimin e saj. Aferat e mëdha si ajo e inceneratoreve dhe e sterilizimit u minimizuan me dënime pa lidhje esenciale me këto skandale, në nivele të zyrtarëve të dorës së dytë, ose me akuza sipërfaqësore, duke fshehur qartazi veprimtarinë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Edvin Rama dhe po shoqërohen me hetime gjysmake që kërkojnë me çdo kusht të amnistojnë kokat e veprave kriminale korruptive të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Përkundër kësaj sulmet politike ndaj kreut të partisë Demokratike Sali Berisha dhe opozitës në tërësi ishin absurde, arbitrare, antikushtetuese dhe në kapërcim të ligjeve. Vendimet e SPAK dhe GJKKO për të arrestuar kreun e opozitës me hetime, urdhra e vendime politike, prapa të cilave qëndron Edi Rama, rikthyen dhe njëherë metodat famëkeqe të përdorura në diktaturë nga sigurimi i shtetit dhe drejtësia e ashtuquajtur popullore”, tha Boçi.

“I gjithë procesi ndaj Sali Berishës është një proces politik me objektiva e synime të qarta politike, për të heshtur dhe goditur jo vetëm in persona Sali Berishën, por për të heshtur dhe goditur en group e në themel Partinë demokratike, shoqërinë shqiptare, për të shuar të vërtetat denoncuese të dala prej saj  dhe për ti shtruar rrugën këtij  pushteti të korruptuar që ai të vendosë sundimin e tij. Në sinkron me qëllimet politike të këtij procesi, ishte dhe vendimi i Gjykatës së Lartë, i cili mban pezull e tërheq zvarrë pa asnjë arsyetim ligjor statusin juridik të Partisë Demokratike duke mos konsideruar vullnetin e Kuvendit kombëtar të 11 dhjetorit dhe statutin e Partisë Demokratike. Arena politike u dominua nga sulmet e dirigjuara të mazhorancës e cila hodhi në veprim kundër opozitës çdo aset kriminal, çdo antiligj, çdo para korrupsioni e çdo vendim parlamentar të korruptuar, për ta eliminuar, për ta përçarë e për t’i ngushtuar asaj hapësirën jetësore në parlament dhe përtej tij”, shtoi Boçi.

 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi