Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Nga parlamenti në Presidencë prej bilbilave, Begaj: Gjeni gjuhën e bashkëpunimit

Nga A2 CNN
15 Janar 2024, 18:22 | Politikë

Nga parlamenti në Presidencë prej bilbilave, Begaj: Gjeni gjuhën

Sesioni i ri parlamentar nisi mes kaosit këtë të hënë, ashtu siç ishte mbyllur sesioni i kaluar. Opozita mori bilbilat në Kuvend si dhe bllokoi edhe foltoren duke mos lejuar presidentin Bajram Begaj të japë mesazhin e tij për opozitën dhe mazhorancën, në një kohë kur Kuvendi ka muaj që nuk po funksionon normalisht. Kjo është konsideruar si provokim nga ana e opozitës.

Në këtë situatë, Begaj u zhvendos në Presidencë ku dha mesazhin e tij për palët politike, duke bërë thirrje për bashkëpunim.

"Për shkak të rrethanave që shoqëruan mbylljen e sesionit të kaluar, pamundësia për zhvillimin e një seance normale, më bën që këtë mesazh ta përcjell për politikanë dhe deputetë të Shqipërisë përmes jush. Çelja e sesionit të ri ishte një mundësi e mirë që deputetët të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit. Me dashurinë për Shqipërinë, me respektin për qytetarët që ju kanë zgjedhur, ju deputetë mund dhe duhet të gjeni gjuhën e përbashkët", tha Begaj.

Ndërkohë, në seancë ishin pranishëm edhe ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe ai gjerman Karl Bergner.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi