Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Sesioni i ri nis me bilbila! Opozita bllokon fjalën e Begajt në Kuvend

Nga A2 CNN
15 Janar 2024, 17:30 | Politikë

Sesioni i ri parlamentar ka nisur sërish me kaos. Opozita ka marrë bilbila në Kuvend si e dhe ka bllokuar edhe Foltores duke mos lejuar presidentin Bajram Begaj në Kuvend.

Begaj pritej që të mbante fjalën me një mesazh për opozitën dhe mazhorancën, në një kohë kur Kuvendi ka muaj që nuk po funksionon normalisht. Kjo është konsideruar si provokim nga ana e opozitës.

Kjo ka detyruar Begajn që fjalën e tij ta mbajë nga Presidenca në orën 18:00.

Ndërkohë, në seancë janë të pranishëm edhe ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe ai gjerman Karl Bergner.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli