Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

“Turp për këta burrecë të vegjël“, Basha sulmon Bardhin dhe Nokën

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 11:59 | Politikë

Lulzim Basha, me anë të një postimi në platformën X, ka sulmuar Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën, të cilët në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kanë tentuar t’i ndërpresin fjalën demokrates Flutura Açka.

Në postimin e Bashës lexohet: “Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë“.

Sesioni i ri parlamentar dhe politikë e vjetër. Kjo është panorama e dy ditëve të para të punës për komisionet parlamentare në 2024.

Platforma zoom u rikthye ditën e djeshme si streha e socialistëve për t’i shpëtuar mbledhjeve që bllokohen nga kolegët e tyre opozitarë, nisur edhe nga tensionet e shkaktuara në seancën e 15 janarit në Kuvend.

Por, ditën e sotme Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka rikthyer deputetët e të dyja palëve në tryezë, e njëherësh edhe përplasjet mes tyre.

Edhe pse drejtohet prej deputetes së PD-së Flutura Açka, demokratët e tjerë që bëjnë pjesë në grupin e Rithemelimit dhe atë të Gazment Bardhit nuk e kanë kursyer kolegen e tyre, duke tentuar t’i ndërpresin fjalën dhe ndalur punimet e komisionit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu