Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

“Zonja Açka, pa e kuptuar, bëri rolin e Erion Braçes”

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 13:21 | Politikë

Ferdinand Xhaferi, deputet i Partisë Demokratike, komentoi në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, debatet në Komisionin e Medias mes Gazment Bardhit dhe Flutura Açkës.

Sipas tij, Açka “bëri rolin e Erion Braçes”.

“Sot, pa e kuptuar, vendosi të bënte edhe punën, edhe rolin e Erion Braçes. Nuk ishte e pëlqyeshme ajo që ndodhi, por Bardhi dhe Noka janë aty për mohimin e ngritjes së komisioneve hetimore, për vrasjen e rolit të opozitës në Parlament dhe prandaj do të vazhdojmë të jemi aty për të mos lejuar mbajtjen e aktiviteteve parlamentare, derisa t’i kthehen të drejtat opozitës”, deklaroi Xhaferi.

“Ajo që ndodhi sot ka të bëjë me sistemin që ka ngritur Edi Rama, që për mua është liberalizim taktik, ku opozita duhet të lëvizë sipas hapësirës që krijon Edi Rama; ku shoqëria civile është e lirë derisa nuk rrezikon pushtetin e tij”, shtoi Xhaferi.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi