Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Masa shtrënguese ndaj Berishës, GJK: SPAK dhe GJKKO jo në pajtueshmëri me Kushtetutën

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 17:53 | Politikë

Masa shtrënguese ndaj Berishës, GJK: SPAK dhe GJKKO jo në

A2 CNN ka zbardhur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku kjo gjykatë thotë se SPAK dhe GJKKO nuk janë në përputhje me Kushtetutën në lidhje me masat e para shtrënguese të dhënë ndaj Sali Berishës. Bëhet fjalë për masat bllokimi i pasaportës dhe detyrimi i paraqitjes në SPAK.

Në pikën 15 të arsyetimit, Gjykata Kushtetuese thotë: “Kërkuesit, pjesë e institucionit të Kuvendit, si subjekt kushtetues i është mohuar kompetenca për t’u shprehur me votë lidhur me dhënien ose refuzimin e autorizimit paraprak për kufizimin e lirisë, në çdo lloj forme të një deputeti të Kuvendit. Vetëm Kuvendi ka në kompetencë të diskutojë e të vendosë me votë për lejimin ose jo të kufizimit të lirisë së deputetit, në çdo formë, kur kjo kërkohet në rrugë institucionale nga organi i prokurorisë. Vendimet e marra nga Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme, duke mos kërkuar autorizimin paraprak të Kuvendit përpara miratimit të masave shtrënguese, janë bërë baza për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencave mes pushtetit legjislativ, nga njëra anë dhe pushtetit gjyqësor, nga ana tjetër”.

“Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme, në kundërshtim me Kushtetutën, e kanë konsideruar veten kompetente për të vendosur nëse duhet pyetur ose jo Kuvendi paraprakisht përpara vendosjes së masave shtrënguese që kufizojnë lirinë e deputetit, duke vendosur me vullnetin e tyre mosdërgimin e kërkesës në Kuvend. Për rrjedhojë, vendimmarrjet e tyre, për sa i takon refuzimit për t’iu drejtuar me kërkesë për lejimin e vendosjes së masave të sigurimit personal ndaj deputetit të Kuvendit, nuk janë në pajtueshmëri me Kushtetutën”, shton Kushtetuesja.

Por, çfarë do të thotë kjo për Sali Berishën?

Sipas Gjykatës Kushtetuese, “kjo do të thotë se deputeti, në cilësinë e individit, gëzon të drejtën kushtetuese për t’iu drejtuar kësaj Gjykate kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani