Këlliçi ankohet te Dumani për prokurorin Dritan Prençi: S’po heton Inceneratorin e Tiranës

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 14:06 | Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një kërkesë zyrtare drejtuar Altin Dumanit, nga ku ka akuzuar prokurorin Dritan Prençi se nuk po heton inceneratorin e Tiranës.

Në këtë kërkesë, Këlliçi i kërkon Dumanit që të ketë standarde të njëjta si ajo me dosjen e sterilizimit, njëjtë edhe për këtë dosje. Ai thotë se ndonëse ka prova që Erion Veliaj është zyrtari kryesor i kësaj afere korruptive, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.

“Jam sot përpara jush për të bërë publike një kërkesë zyrtare të cilën sot do ia përcjell drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Altin Dumani. Kjo kërkesë vjen si pasoje e mos reagimit nga ana e prokurorit Dritan Prençi, i cili ka nën hetim çështjen më të rëndësishme të këtyre tre dekadave, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Deri më sot, kemi faktuar me prova dhe fakte përtej dyshimit të arsyeshëm, se Erion Veliaj është zyrtari kryesor i cili me veprimet dhe mos veprimet e tij, ka ideuar, miratuar dhe implementuar këtë mega aferë korruptive. Këto prova gjenden pikërisht në hetimin që ka kryer vete drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në dosjen hetimore ndaj ish zv. Kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Këto prova gjenden në raportin e KLSH, i cili është administruar nga prokurori Prençi. Në kërkesën time, i drejtohem z. Dumani, që të mbaje të njëjtin standard”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos