Gjykata e Lartë refuzon të heq sekuestron e inceneratorit të Tiranës

Nga Armand Bajrami
9 Janar 2024, 15:57 | Aktualitet

Gjykata e Lartë refuzon të heq sekuestron e inceneratorit të

Gjykata e Lartë ka refuzuar të lirojë nga sekuestroja të kompanisë së inceneratorit të Tiranës.

Gjyqtarët e Lartë nuk kanë pranuar rekursin e bërë nga avokatët e "Integrated Energy B.V SPV”, duke lënë të pa ndryshuar bllokimin e bërë nga Gjykata e Posaçme. Përveç kompanisë dhe pasurive të paluajtshme të saj vendimi i Gjykatës së Lartë ka lënë nën sekuestro preventive edhe një sipërfaqe prej 611 m2 në Durrës.

Pasuritë në fjalë u sekuestruan në gusht të vitit të kaluar, pasi SPAK doli në konkluzionin se pronarët e vërtetë të "Integrated Energy B.V SPV” ishin Klodian Zoto e Mirel Mërtiri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos