Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Mot i keq, bora arrin në gjysmë metri në juglindje të vendit

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 15:12 | Aktualitet

Mot i keq, bora arrin në gjysmë metri në juglindje të vendit

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe sërish pjesën më të madhe të juglindjes së vendit. Më të dendura reshjet kanë qenë në lartësitë mbi 900 metra aq sa në majë të Mashkullores e në majë të Bigllës trashësia ka shkuar nga 30-50 cm.

Rrugët nacionale janë të kalueshme pa probleme ashtu siç kalohet normalisht edhe në akset e fshatrave turistik Dardhë, Voskopojë e Vithkuq.

Me probleme paraqitet aksi rrugor Shtyllë - Panairit në veçanti në majë të Mashkullores aty ku për shkak të erërave të forta trashësia e dëborës shkon deri në 50 cm.

Mjetet borëpastruese janë në gatishmëri për të mbajtur të kalueshme këtë rrugë.

Nga reshjet e dendura të dëborës ka probleme në qarkullimin e mjeteve në pjesën më të madhe të rrugëve rurale të zonave malore.

Nga situata e krijuar probleme me energjinë elektrike ka në 400 familje të juglindjes së vendit, kjo e për shkak të problemeve që kanë ndodhur në kabinat elektrike të fshatrave Nizhavec, Petrushë, Cervenakë, Koritë dhe Guri i Kuq.

Nga ana e OSSHE bëhet me dije se grupet e punës janë në terren duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike në këto fshatra

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli