Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Bllokimi i Reformës Zgjedhore, Basha: Komplot i Ramës kundër listave të hapura

Nga Anesti Barjamemaj
19 Janar 2024, 22:48 | Politikë

“Ka një komplot duke nisur nga Edi Rama dhe Partia Socialiste dhe të tjerët, të cilët bëjnë sikur shahen ditën, por natën bëjnë pazaret që mos ta keni listën e hapur”.

Aksionistë, bebe të llastuara dhe pjesë të trekëndëshit të Bermudës, ishin këto disa nga epitetet e përdorura nga Lulzim Basha kundër deputetëve që mbështesin Gazment Bardhin dhe Sali Berishën. Në një konferencë për mediat, me plot akuza dhe batuta, Lulzim Basha qartësoi edhe një herë propozimet e Partisë Demokratike zyrtare për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, maxhoranca nuk e do reformën dhe pjesë e asaj që ai quan lojë janë bërë dhe deputetët opozitarë që nuk e mbështesin atë. 

“Nga ana e opozitës të ndalojë së sjelluri si një bebe e përkëdhelur qëdo patjetër lodrën në dorën e vet, përndryshe do të prish tavolinën dhe të vijtë japë kontributin për të cilin është votuar, edhe në qoftë se është kundërlistave të hapura”, tha Basha.

I pyetur nga A2 CNN nëse është i gatshëm të bashkojë votat me maxhorancën për hir të Reformës Zgjedhore, Lulzim Basha e la të hapur mundësinë e bashkëpunimit, duke vënë disa kushte: “Përgjigja është fare e qartë: PD do të votojë çdo projekt që e konsideron pjesë e interesit publik, që është listat e hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore, vota e diasporës dhe votim e numërim elektronik. Pa diskutim që në çdo rast, vota për Reformën Zgjedhore, që të jetë e suksesshme, nuk duhet të jetë votë e një partie”. 

Kreu i PD zyrtare paralajmëroi dhe një skenar të maxhorancës kundër SPAK, por për këtë çështje tha se nuk kishte informacion të plotë dhe mirëpriste përgënjeshtrimin: “Qeveria ka nxjerrë nga sirtarët një qasje, siç e thashë është provuar dikur në Rumani, ku ishte i njëjti proces për të kontrolluar dhe goditur SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të të drejtave të njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. Natyrisht, do të doja që ky informacion të jetë i gabuar. Mirëpres dhe dua të përgënjeshtrohem për këtë informacion”. 

Basha premtoi se ditën e hënë do të depozitojnë në Parlament një amendament për të mbështetur me 50 milionë euro Kosovën si ndihmë ushtarake: “Do të kërkoj alokimin e 50 milionë eurove, 5 miliardë lekë të reja, nga buxheti prej 7 miliardë eurosh, si ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës”. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi