Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Protesta e radhës nga dritarja, Berisha: Shumica jemi ne sepse mbrojmë kauzat e drejta

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 18:52 | Politikë

Protesta e radhës nga dritarja, Berisha: Shumica jemi ne sepse mbrojmë

“Shumica jemi ne sepse mbrojmë kauzat e drejta”. Ky ishte mesazhi i sotëm i ish-kryeministrit Sali Berisha nga dritarja e shtëpisë së tij, i cili qëndron i mbyllur me masë sigurie nga gjykata që prej 30 dhjetorit.

Teksa falënderoi të gjithë mbështetësit që kanë ndjekur protestat në këto ditë të ftohta dimri, Berisha u shpreh se ata janë kthyer në luftëtarë të lirisë që po i bëjnë një shërbim të madh kombit.

“Shpreh sonte dhe njëherë nderimin më të madh për ju, luftëtarë të vërtetë të lirisë, misionarë të një shërbimi historik për Shqipërinë dhe kombin.

Djem dhe vajza, burra dhe gra të kthesës së madhe, të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Çdo ditë, çdo natë që kaloni dhe manifestoni në Rrugën e Shpresës, ju lartësoheni gjithnjë e më shumë, ngjiteni në Olimpin e idealeve më fisnike të njeriut, ngjiteni në Olimpin e idealeve të lirisë.

Ju dëshmoni përkushtimin tuaj ndaj lirisë, dinjitetit të njeriut.

Miqtë e mi, çdo ditë duhet të rikujtojmë së bashku fjalën e Abraham Linkolnit, i cili tha në atë kohë se një njeri i vetëm mund të jetë shumicë.

Dhe ky është një mësim i madh i historisë. Shumicë është gjithnjë ai që mbron me guxim kauza të drejta. Shumicë jeni ju!

Sot ju jeni shumica e kombit sepse mbroni me sakrifica dinjitetin tuaj, mbroni lirinë tuaj, mbroni lirinë e shqiptarëve”, tha mes të tjerash Berisha.

 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi