Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Erion Veliaj tallet me SPAK me emërimet në Bashki

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 15:06 | Politikë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit, Belind Këlliçi vijoi edhe këtë të hënë denoncimin për inceneratorin e Tiranës. Nga selia blu, Këlliçi denoncoi emërimin e dy zëvendës kryetareve të reja në Bashkinë e Tiranës duke akuzuar Veliaj se po promovon persona që janë denoncuar nga PD për shkelje të rënda.

“Kur të gjithë ju prisni që organet e drejtësisë së re, më në fund të bëjnë punën e tyre dhe reagojnë për vjedhjen e shekullit përmes inceneratorit fantazmë të Tiranës, Erion Veliaj, me një akt talljeje dhe poshtërimi ndaj SPAK, ka emëruar dy zv. kryetaret e reja të institucionit më të korruptuar në Europë, Bashkisë Tiranë, përkatësisht, znj. Frida Pashako dhe znj. Jonida Halili. Të dyja këto shtetase, përfaqësuese të korrupsionit bashkiak, janë subjekte të SPAK për shkak të kallëzimeve tona në dy raste të veçuara. Me këtë standard poshtërimi ndaj SPAK, Erion Veliaj faktonse personat e vetëm që mund të preken nga drejtësia në këtë vend, janë ata për të cilët partia shtet të jep leje. Fakti që këto dy zonja promovohen dhe nuk hetohen, flet shumë për standardin e organeve te reja të drejtësisë. Këto fakte, të përmendura sot në këtë deklaratë, i janë nisur zyrtarisht Drejtuesit të SPAK, Altin Dumani dhe sërish gjej rastin të garantojë qytetarët e Tiranës, se atje ku nuk guxon të shohë SPAK, shohim ne. Partia Demokratike do vijojë të verë në dijeni zyrtarisht këtë strukturë për çdo fakt penal dhe me pas barra e provës bie mbi vetë organin e akuzës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos