“Prokurorët i gjeta të terrorizuar”, Berisha pas daljes nga SPAK: Nuk dinin si të përgjigjeshin

Nga A2 CNN
23 Janar 2024, 11:59 | Politikë

Ish-kryeministri Berisha deklaroi pas daljes në SPAK se prokurorët që e kishin thirrur për ta marrë në pyetje i gjeti të terrorizuar.

Kreu i demokratëve, i cili qëndroi për më shumë se 1 orë e 45 minuta në strukturat e Prokurorisë së Posaçme, u shpreh para gazetarëve se denoncoi para prokurorëve shkeljen e ligjit që ata kanë bërë për dosjen “Partizani”

“Deklarova aty se jam këtu për të shembur piramidën tuaj dhe për të denoncuar aktet tuaja kushtetuese pasi masat që vendosët kundër Berishës në shkelje të Kushtetutës. Jam këtu thash për të denoncuar aktet antiligjore të turpshme, për t’i marrë pushtetin Edi Ramës. Jam këtu për të denoncuar refuzimin e provave që nuk mund të ndodhë kurrë në një vend pasi provat, ato ishin shkatërrimtare për ta. Refuzuan ekspertizën e pavarur që tregonte shëmtinë e këtij grupi kriminal. Ata refuzuan dokumentet që faktojnë se vepruan me urdhër të Ramës. I pyeta kush nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal. Ata shihnin njëri tjetrin dhe nuk dinin si të përgjigjeshin. Kur përmenda Taulant Ballën, fytyrat u prishën. Ata nuk bënë pyetje, ishte vetëm një vetëdenigrim që i bënin vetes”, tha Berisha.

Prej 25 ditësh, ish-kryeministri Berisha qëndron me masë sigurie "arrest shtëpie" në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos