Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet mëngjesin e sotëm në SPAK, në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor, të vitit të kaluar, ndodhet në masën e "arrestit shtëpiak".
Kjo do të jetë hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje.
Në daljen e tij të parë në publik, që pas masës së arrestit të shtëpisë, Berisha pritet të ndiqet në SPAK dhe nga një numër i konsiderueshëm mbështetësish, që janë lajmëruar që prej mbrëmjes së kaluar.
(A2 Televizion)