Voskopojari Anton Falo edhe njëherë tjetër sfidon temperaturat e ulëta të këtyre ditëve. 60-vjeçari, dikur kampion në garat e skive, ditën e sotme, ka sfiduar temperaturat duke bërë "dush" në dëborë, por edhe të çajë akullin në përroin e fshatit për të qenë brenda për disa sekonda.
"Po përgatitem për të notuar shumë shpejt në rezervuarin e Voskopojës", ka bërë me dije ish-kampioni i skive, duke treguar se do të kërkojë kalimin nga njëri breg në tjetrin te këtij rezervuari me një gjatësi prej 500 metra.
Temperaturat, orët e para të këtij mëngjesi, kanë qenë -13 gradë. (A2 Televizion)