“Kërkojnë të vjedhin të dhëna”, Posta Shqiptare dhe AKCESK: Qytetarët të bëjnë kujdes

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 18:08 | Aktualitet

Pas policisë së Tiranës, edhe institucione të tjera u bëjnë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes nga mashtrimet në mesazhet që ju vijnë në celularët e tyre.

Është Posta Shqiptare e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregon rastet që përfshijnë këtë institucion pro që nuk janë të vërteta.

AKCESK, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetik bënë të ditur se këto sulme kanë për qëllim vjedhjen e informacioneve personale, shpërndarjen e linqeve keqdashëse drejt qytetarëve shqiptare dhe infrastrukturave kritike.

Ky institucion i bën thirrje qytetarëve të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve të dyshimta, email-eve, dhe thirrjeve telefonike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos