SPAK i rrëzoi kërkesën për të marrë pjesë në seancat plenare, avokatët e Berishës ankimojnë vendimin

Nga Armand Bajrami
22 Janar 2024, 13:49 | Aktualitet

Fill pasi SPAK rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për leje që të marrë pjesë në seancat plenare, avokatët Sokol Mengjesi dhe Genc Gjokutaj, kanë animuar vendimin.

Kujtojmë se, GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës më 30 dhjetor dhe ish-kryeministri nuk ishte i pranishëm në seancën e parë parlamentare pas festave të fundvitit, që u zhvillua të hënën (15 janar).

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos