Agron Neza është paraqitur, ditën e sotme, në SPAK. Mësohet se ai është thirrur nga prokurorët e Strukturës së Posaçme antikorrupsion në funksion të hetimeve për çështjen McGonigal.
Agron Neza, ish-oficer i inteligjencës shqiptare akuzohet se i ka dhënë 225.,000 dollarë Charles McGonigal.
Ka qenë ky i fundit që e ka pranuar që ka marrë këtë shumë parash dhe se e ka fshehur informacionin nga Byroja Federale e Hetimit. Pikërisht këtë 225 mijë dollarësh borxh, opozita e quan ryshfet të kryemiministrit Edi Rama.
Mirëpo, vetë Neza ka thënë se paratë që i ka dhënë McGonigal nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare dhe as me kryeministrin Edi Rama.
(A2 Televizion)