Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

E rëndë në Përmet, shkëmbi bie mbi banesë dhe zë poshtë 25-vjeçarin

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 08:41 | Aktualitet



Një 25-vjeçar ka mbetur i bllokuar në banesën e tij në Përmet, pasi një masë shkëmbore rrëshqiti prej malit dhe e zuri poshtë.

Ngjarja u regjistrua, mëngjesin e së hënës, në fshatin Çarçovë ku shkëmbinjë që ranë nga mali dëmtuan banesën ku flinte 25-vjeçari dhe e zunë atë poshtë duke i dëmtuar gjymtyrët e poshtme dhe i pamundësuan lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu