Pas protestës së blegtorëve të Jugut, paraditen e së martës kanë protestuar edhe blegtorët e Fierit dhe Mallakastrës, në lidhje me situatën e vështirë ku gjendet ky sektor.
Sipas blegtorëve, ulja e çmimit me marrëveshje nga ana e punishteve të përpunimit të qumështit si dhe mungesa e subvencioneve dhe ndihmës nga shtetit si rregullator i çmimeve nëpërmjet politikave, janë problematikat kryesore të këtij sektori.
Edhe gjatë kësaj proteste, blegtorët në mënyrë simbolike bllokuan për disa minuta aksin rrugor, Levan-Tepelenë. Ndërsa kanë deklaruar përshkallëzim të protestave nëse kërkesa të tyre do të injorohen siç ka ndodhur deri më tani. (A2 Televizion)