Enti Rregullator nis shqyrtimin, ujësjellësit Fier, Durrës, Vlorë e Lezhë kërkojnë rritjen e tarifave

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 15:39 | Aktualitet

Katër ujësjellës, Fier, Lezha, Vlora dhe Durrësi kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të ujit për të ndryshuar tarifat. Shoqëritë që furnizojnë qytetarët në 12 bashki i kanë argumentuar kërkesat me nevojën për investime dhe shlyerjen e borxheve.

Për tre shoqëri, Fierin, Vlorën dhe Lezhën, ERRU ka kërkuar dokumentacion shtesë, ndërsa për Durrësin së afërmi mund të jepet edhe një vendim.

Më herët shoqëritë e Shkodrës, Beratit dhe Elbasanit, që mbulojnë një total prej 16 qytetesh aplikuan së fundmi pranë ERRU për ndryshim tarifash, por kërkesa e tyre u rrëzua për shkak të mospërmbushjes së kushteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos