Çështja "Partizani", Berisha refuzon të paraqitet, apeli shqyrton sot dhe ankimimet

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 11:06 | Aktualitet

Ashtu siç e deklaroi dhe nga oborri i kuvendit, Sali Berisha refuzoi të shkojë në gjykatë për t'u pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore, duke e konsideruar një proces antikushtetues.

Nga ana tjetër, në të njëjtën ditë, Apeli i Posaçëm pritet të shqyrtojë dhe ankimimet e bëra si nga Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili është lënë në arrest me burg për këtë çështje.

Avokatët e Berishës kane kërkuar deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së parë detyrim paraqitje, pikërisht pasi sipas tyre, ajo nuk është zbatuar brenda 48 orëve referuar kodit të Procedurës Penale. Ndërkohë Jamarbër Malltezi kërkon heqjen e masës "arrest me burg".

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni