Festa në prag! Durrësi i vakët edhe në blerje, tregtarët në pritje të qytetarëve

Nga Elitjona Doko
27 Dhjetor 2025, 14:15 | Aktualitet

Festa e ndërrimit të viteve është në prag. Përgatitjet e banorwve për tryezën festive duken më të vakëta këtë vit në Durrës. Këtë e dëshmojnë edhe pamjet nga tregjet e fruta-perimeve, ku sivjet blerjet janë më të kufizuara. 

Tregtarët thonë se qytetarët po  përqendrohen te produktet bazw për shkak të rritjes së kostove të jetesës, ndërsa tregojnë se shumë familje këtë vit janë larguar jashtë vendit.

Qytetarët e pranojnë se fryma festive nuk është më si dikur. Ata thonë se jo vetëm ekonomia, por edhe ndryshimi i stilit të jetesës e ka mbyllur festën brenda familjes.

Pavarësisht tablosë më të zbehur festive, shumë familje përpiqen të ruajnë simbolikën e Vitit të Ri, duke përgatitur edhe tryeza modeste me shpresën se Vitin që vjen të sjellë ditë më të mira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos