Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 42%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 8%
  • Asnjëherë 25%

Gjyqi i Gërdecit, Pinari: Përgjegjësi e Forcave të Armatosura, nuk zbatuan vendimet

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 15:18 | Aktualitet

Ylli Pinari, ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore MEIKO bëri përgjegjëse Forcat e Armatosura për shpërthimin e Uzinës së Demontimit të Armëve në Gërdec. Pas seancës gjyqësore, ai deklaroi se Ushtria nuk kishte zbatuar vendimet që vijnë si pasojë e akteve ligjore.

“Është një fatkeqësi shumë e madhe, e pakompensueshme dhe e pazëvendësueshme. Më vjen shumë keq dhe unë kërkoj ndjesë nëse kam ndikuar në fatkeqësinë e tyre. Është përgjegjësi tërësisht e Forcave të Armatosura, nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që i ngarkonte legjislacioni, vendimet e qeverisë e urdhrat e kryministrit, përgjegjësi edhe operatori që duhet të zbatonte rregullat që i kishim ngarkuar në kontratë. MEICO kishte detyrën të merrte në dorëzim dhe dorëzonte municionin, se vetë statusi i Meico ishte ndërmarrje komisionere, përfaqëson interesat e pronarit të mallit që ishin Forcat e Armatosura dhe të gjithë lekët kalonin në buxhetin e shtetit”.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli