Trafikonin drogë e armë nga Amerika e Jugut, shkatërrohet banda shqiptare në Antwerp, 18 në pranga

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 14:17 | Aktualitet

Trafikonin drogë e armë nga Amerika e Jugut, shkatërrohet banda

Një bandë kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptar është shkatërruar në Antwerp të Belgjikës. Në pranga kanë rënë 18 persona nga të cilët 12 prej tyre ishin shqiptarë. Kjo bandë kriminale trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.

Referuar njoftimit të policisë, shqiptarët e arrestuar janë V. M., 45 vjeç, V. B., 49 vjeç, F. M., 52 vjeç, S. B., 64 vjeç, N. B., 42 vjeç, F. D., 34 vjeç, F. D., 60 vjeç, Z. P., 50 vjeç (alias Ch. S.), B. H., 50 vjeç, G. Sh., 41 vjeç, A. F., 29 vjeç dhe A. V., 42 vjeç.

Goditja e këtij grupi kriminal u bë si rezultat i hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta të Policisë Shqiptare me homologët belg, për goditjen e krimit të organizuar. Hetimet vijojnë edhe për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë grup.

"Policia e Shtetit/Hetime dhe operacione të përbashkëta me homologët, për goditjen e krimit të organizuar. Finalizohet si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Kriminale të Belgjikës, operacioni policor i koduar “Antwerp”. Operacioni, për shkatërrimin e një organizate kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë, me bazë në Antwerp, Belgjikë, që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë. Gjatë operacionit janë vënë në pranga në Belgjikë, 18 shtetas, pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, 12 prej tyre shtetas shqiptarë.
 Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në shtetin e Belgjikës, për një organizatë kriminale që vepronte në Belgjikë dhe drejtohej nga shtetas shqiptarë, është finalizuiar operacioni policor i koduar “Antwerp”. Gjatë këtij operacioni, Policia belge ka kontrolluar 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antwerpit. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta me Policinë shqiptare, bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit, Policia Federale Kriminale e Belgjikës ka arrestuar 18 shtetas (12 prej tyre shqiptarë dhe 6 shtetas nga vende të tjera), pjesëtarë të organizatës kriminale që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.

Shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit janë: V. M., 45 vjeç, V. B., 49 vjeç, F. M., 52 vjeç, S. B., 64 vjeç, N. B., 42 vjeç, F. D., 34 vjeç, F. D., 60 vjeç, Z. P., 50 vjeç (alias Ch. S.), B. H., 50 vjeç, G. Sh., 41 vjeç, A. F., 29 vjeç dhe A. V., 42 vjeç. Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi, identifikimin dhe kapjen e pjesëtarevë të tjerë të grupit", njofton Policia. 

A2 CNN Livestream

A2 Sport