Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Nuk mjaftojnë 8 orë pyetje për Beqajn: Materialet e KLSH nuk janë të plota, hetimet e ngushta

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 17:54 | Aktualitet

Ka përfunduar pas tetë orësh marrja në pyetje e Ilir Beqajt në SPAK. Ish-ministri i Shëndetësisë dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët teksa dilte nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Beqaj bëri të ditur se seanca të tjera të gjata do të pasojnë. Po ashtu, ish-ministri tha se mori konfirmim nga prokurorët se sendet që iu sekuestruan më 28 tetor do t’i kthehen së shpejti.

"Sot komunikuam me prokurorët dhe më konfirmuan që do të kem ato sende që mu sekuestruan më 28 tetor, por që lidhin me vazhdimin e sterilizimit, dy dokumente udhëtimi me jashtë shtetit që sot i mora dhe e dyta pasi të përfundojnë inspektimet elektrike të pajisjeve do të më kthehen. Sot u sqarua që gazi dhe aneksi 8, kanë lidhje me sterilizimin dhe asgjë tjetër.”

Sipas tij, seancat e marrjes në pyetje do të vijojnë sa i përket raportit të KLSH-së për të cilin shtoi se hetimet është e nevojshme që të shtrihen nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013.

“Nisja e atyre çfarë pretendohet në masën e sigurisë ndaj meje, janë raportet e KLSH-së. Gjithashtu besoj se hetimet, janë ende shumë të ngushta. Është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë." 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu