
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një inspektim në plazhet e Vlorës, duke u ndalur edhe në zonën e Lungomares.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje nga disa subjekte, të cilat kanë abuzuar me hapësirat e lejuara, duke vendosur çadra dhe shezlongë përtej kapaciteteve të miratuara dhe duke zaptuar zona që duhet të ishin publike.
Gonxhja ka theksuar se për çdo subjekt që shkel ligjin do të ketë sekuestro të pajisjeve, ndërsa sot në Vlorë ka nisur bllokimi i materialeve në disa pika të plazhit.
Ai ka ngritur shqetësim edhe për problematikat me hartën e ndarjes së hapësirave, duke kërkuar më shumë angazhim nga Bashkia për menaxhimin e vijës bregdetare.

(A2 Televizion)