“I shikoni ato atlete”, Rutte humor me kryeministrin shqiptar, Trump e injoron

Nga Erjon Dervishi
8 Korrik 2026, 14:20 | Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pozuan përkrah udhëheqësve të NATO-s të mërkurën, ndërsa u mblodhën për një foto familjare në fillim të samitit në Ankara.

Por një habi ka ndodhur gjatë kohës që liderët po fillonin të afroheshin për një foto. Kur mbërriti në skenë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pa duke bërë shaka me Presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili qëndronte pas tij, duke u ulur poshtë skenës. Aty ndërkohë duket Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte duke i evidentuar për Trump, atletet e bardha të Kryeministrit Edi Rama.

“I shikoni ato atlete”, dëgjohet Rutte t’i thotë Donald Trump. Por reagimi i Trump ka qenë shumë injorues duke vijuar me protokollin e Samitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos