Nis “sezoni” i zjarreve, Haki Çako: Janë menaxhuar 160 vatra, duhet kujdes

Nga Anesti Barjamemaj
7 Korrik 2026, 15:50 | Aktualitet

Zjarret në vend tashmë kanë djegur dhjetëra hektarë, por sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Civile situata është nën kontroll. Nga mbledhja e Komisionit Teknik, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, pohoi se nga data 22 qershor deri më sot janë regjistruar 160 vatra në të gjithë vendin.

“Deri në ditën e sotme janë evidentuar dhe regjistruar 160 zjarre, nga të cilat 127 raste në sipërfaqe me bimësie, shkurre, ferra, pyje dhe mbetje urbane dhe 33 raste kanë qenë zjarre urbane”.

Në vitet e shkuara zjarret kanë qenë të qëllimshme, qoftë në djegien e mbeturinave apo dhe për kullotat. Duke pohuar se fondet për forcimin e kapaciteteve janë të kufizuara, Haki Ccako kërkoi dhe ndihmën e qytetarëve.

“Ky kontribut i të gjithë strukturave dhe të gjitha kapaciteteve tona është i pavlefshëm pa një bashkëpunim, pa një reagim, por edhe një paralajmërim të hershëm i të gjithë komunitetit”.

Për mbrojtjen nga zjarret prej kohësh është premtuar blerja e avionëve zjarrfikës por as këtë vit duket se nuk do të jenë në gatishmëri. Gjatë vitit të shkuar në Shqipëri u dogjën rreth 56.300 hektarë pyje dhe kullota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos