Sikur të mos mjaftojnë problematikat e shumta sa i takon kushteve dhe shërbimeve të munguara banorët e zonave rurale në bashkinë e Këlcyrës po goditen gjithnjë e më shpesh edhe nga dukuritë natyrore, të cilat po bëjnë dëme si në produktet bujqësore që janë baza e vetme e atyre familjeve për të siguruar ushqime dhe të ardhura financiare, ashtu edhe në infrastrukturën e tyre të rrënuar por që pas shirave edhe ajo është bërë e pakalueshme tashmë.
Edhe kryeplaku i fshatit shprehet i shqetësuar për situatën dhe mos reagimin e institucioneve lokale.
Ndërsa drejtori i shërbimeve në bashkinë e Këlcyrës premton ndërhyrje në të ardhmen.
Mungesa e vëmendjes dhe shërbimeve ndaj banorëve në fshatrat e Bashkisë Këlcyrë është kthyer në një fenomen shqetësues që po krijon probleme në jetën e atyre pak të moshuarve që kanë mbetur në zonë. (A2 Televizion)