Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 15 urdhër arreste

Nga Armand Bajrami
8 Dhjetor 2023, 21:08 | Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 15 urdhër arreste

SPAK lëshon urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se janë 15 masa sigurie të dhëna në mungesë, të cilat janë në ekzekutim e sipër.

Mes tyre biznesmenët e inceneratorëve, si edhe persona të cilët u hetuan dhe gjykuan për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

Më konkretisht, janë dhënë masat "arrest në burg" për ish-ministrin Lefter Koka, i shpallur fajtor për akuzat ndaj tij në inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, ish-sekretari i përgjithshëm i Mjedisit, Alqi Bllakon, biznesmenët e inceneratorëve Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, zyrtarët e Bashkisë Tiranë T. T., N. S., si edhe  E. M., B. K., e J. Ll..

Ndërsa masat "arrest shtëpie" për A. Th., V. B., S. K., P. A., E. K. dhe Sidita Tola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos