E kaluara historike-kulturore dhe mënyra e jetesës po tërheqin vizitorët në Vlorë. Muzetë e këtij qyteti gjatë këtij viti janë vizituar nga të paktën 48 për qind më shumë persona krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vlora nuk preferohet vetëm për bregdetin, natyrën, mikpritjen dhe klimën që ka. Por një numër gjithnjë në rritje të vizitorëve vendas dhe të huaj interesohen edhe për vlerat kulturore dhe historike të qytetit bregdetar. Këtë fakt e pohon drejtori i muzeve në bashkinë e Vlorës, sipas të cilit numri i vizitorëve nga viti në vit pëson rritje me një shtrirje të gjerë gjeografike edhe nga kontinente të tjera
Po çfarë i tërheq më shumë vizitorët në muzetë e Vlorës? Vitet e fundit është vënë re një interesim për kulturën dhe historinë e Vlorës edhe nga shqiptarët e Diasporës.
Sektori kulturor dhe historik, po kthehet gjithnjë e më shumë në një faktor të rëndësishëm në ofertën turistike të Vlorës. (A2 Televizion)