Policia kufitare greke bën me dije se për shkak të një proteste të zhvilluar nga fermerët, aksi rrugor Kallpaq-Janinë do të jetë i bllokuar deri në orën 22:00.
Kështu deri në këtë afat, në këtë aks rrugor do të kalojnë vetëm mjetet e vogla.
Mjetet e tonazhit të rëndë kamionë dhe autobuzë, nuk do lejohen të qarkullojnë. (A2 Televizion)