“Më ka humbur vajza”, nëna denoncon zhdukjen e të miturës në Korçë

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2023, 15:44 | Aktualitet

“Më ka humbur vajza”, nëna denoncon zhdukjen e të

Një 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj pa lënë gjurmë. Ka qenë nëna e saj që ka bërë denoncimin në Polici.

Uniformat blu njoftojnë se kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturës.

“Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos