“Murtaja Afrikane” zbulohet te derrat në Maqedoninë e Veriut, ndalohet importi

Nga Mario Brakaj
6 Janar 2024, 10:36 | Aktualitet

“Murtaja Afrikane” zbulohet te derrat në Maqedoninë e

Shqipëria ka ndalur importimin e derrave, mishit dhe nënprodukteve të tyre nga Maqedonia e Veriut. Kjo pasi në vendin fqinj janë zbuluar raste të infektimeve me sëmundjen e “Murtajës Afrikane”.

Megjithatë, në rast se do të vërtetohet me anë të certifikatave se derrat apo mishi i tij nuk janë të infektuar, atëherë do të lejohet edhe importimi i tyre.

Vendimi është marrë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për një afat të pacaktuar. Murtaja “afrikane e derrit” është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.

A2 CNN Livestream

A2 Business