Vajza e madhe e ish-nënkryetarit të Kuvendit dhe ish-deputetit socialist, Vangjel Tavo, ka humbur jetën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vangjel Tavo, i cili nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka njoftuar mbajtjen e ceremonisë mortore.
Ai shkruan se varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkuan ai. (A2 Televizion)