Një 30-vjeçare që ishte në kërkim për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura" është arrestuar nga Policia. Në pranga ka rënë Borana Faslliu 30 vjeçe, banuese në Lushnjë. Ndaj saj, Gjykata e Apelit ka dhënë dënimin 3 vjet e 4 muaj burgim.
Referuar njoftimit të policisë “Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura". Kjo shtetase është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më datë 03.12.2020, nga bashkëshorti i shtetases Borana Faslliu, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.