Njerëzit hyjnë në puseta në Nju Jork, gazetari: “Breshkat ninxha” kërkojnë sende me vlerë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 08:32 | Aktualitet

Shtypi amerikan javën e kaluar ka ngritur shqetësimin pas pamjeve të publikuara të grupeve të njerëzve që hyjnë e dalin nga pusetat e kanalizimeve, të cilat kanë nxitur hetime intensive në 3 lagje të Brooklin në Nju Jork. Në një lidhje me “Dita Jonë” në A2 CNN gazetari Beqir Sina tha se dyshohet që ata mund të jenë piratë të sendeve me vlerë.

“Grupe që heqin kapakët e kanalizimeve natën vonë dhe persna të paidentifikuar deri tani që hyjnë e dalin natën vonë duke ngjallur shqetësime sigurie. Incidentet janë konfirmuar në 3 zona Brooklin dhe në një rast thuhet se 7 persona janë parë duke hyrë në një kanalizim dhe më pas kanë dalë. Kjo ka ekzistuar dhe nuk janë rastet e para që kanë ndodhur në SHBA pasi vazhdimisht njerëz të tille siç i kemi quajtur ne piratë të sendeve me vlerë si ari e diamanti. Breshkat ninxha i kanë quajtur, duke i identifikuar me atë të filmit ninxhat”.

Referuar ët dhënave të policisë dhe dëshmitarëve, Sina theksoi se këto grupe njerëzish janë të veshur si minatorë me kaskë dhe prozhektor duke nënkuptuar që hyjnë në thellësi dhe të pajisur me veshje kundër gazrave të rrezikshëm.

“Policia ka siguruar pamjet e mbikëqyrjes. Njëri prej dëshmitarëve është një boshnjak i cili përballë lokalit të tij në kohën kur ka mbyllur lokalin i ka parë duke hyrë aty dhe kanë qenë të veshur me rroba të minatorëve me kasketë në kokë me prozhektor. Kjo është për të treguar se ata hyjnë në thellësi. Në 1936 një raport i New Jork Times ka folur në emër të policisë që janë gjetur 3500 dollarë që i bie me paratë e tanishme 350 mijë dollarë. Ata mund të jenë gjuajtës të floririt, parave e diamantit”.

Një tjetër detaj që bie në sy, sipas Sinës, është fakti se ata janë parë në zonat e pasanikëve të Nju Jorkut, ku jeton komuniteti hebre

“Të 3 lagjet janë zonat e pasanikëve të Nju Jorkut, aty jeton komuniteti hebre. Autoritetet kanë reaguar se ka të bëjë me rrezikun e njerëzve se hyrja ka rrezikshmëri në lidhje me gazrat. Në 18 maj një grua shqiptare ra në këto puseta dhe u dogj nga mushkëritë për shkak të gazrave. Dhe ky është rreziku më i madh. Po këta njerëz që hyjnë me pajisje të sofistikuara patjetër që kanë aparatura për mbrojtjen nga këto gazra. Policia ka bërë thirrje që pas këtyre rasteve çdo rast do të hetohet dhe do ketë vëmendjen e policisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos