Farmacisti Valmir Luzi bëri një sqarim për të gjithë ata njerëz që i shohin antibiotikët si diçka të rrezikshme.
“Për ata njerëz që e shohin antibiotikun si diçka të keqe, dua të them që antibiotiku është i mirë aty kur duhet. Antibiotiku rezulton efikas aty ku duhet. Ne flasim për jetë të humbura nga rezistenca ndaj antibiotikut, por nuk flasim për jetët e shpëtuara. Ka shumë persona që kanë gjetur shërim nga antibiotikët. Nëse ju jepet një kurë antibiotikësh me cikël 7-ditor dhe e përdorni vetëm dy ditë se nisni të ndiheni mirë, po gaboni. Kura nuk duhet ndërprerë, duhet bërë cikli i plotë. Nëse ndërpritet, antibiotiku nuk është efikas, por kthehet i dëmshëm”, tha farmacisti në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë”, në A2CNN.
“Antibiotikët përgjithësisht rekomandohen të shoqërohen me probiotikë. Protokollet më të fundit e shteteve të përparuara e rekomandojnë këtë”, theksoi Luzi.
Në lidhje me medikamentet që nuk duhen marrë kur po marrim antibiotik, farmacisti tha: “Ka disa medikamente që kundërveprojnë me antibiotikun. Farmacistët i njohin dhe japin rekomandimet në varësi të pacientëve.
(A2 Televizion)