Pas shiut, uji mbulon sërish rrugët e Vlorës dhe Durrësit

Nga Elitjona Doko, Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
29 Janar 2025, 14:14 | Aktualitet

Disa minuta reshje shiu me intensitet kanë bërë që rrugët e Vlorës dhe Durrësit të përmbyten sërish. Banorët të pakënaqur kanë kërkuar nga autoritetet lokale kryerjen e investimeve dhe jo dhënien e këshillave se ku të parkojnë dhe ku jo.

Kanë mjaftuar më pak se gjysmë ore shi dhe disa nga rrugët e qytetit të Vlorës janë mbuluar sërish nga ujrat duke rikthyer frikën tek banorët, të cilët ende nuk kanë rikuperuar dhe kanë ende të dukshme pasojat e përmbytjes së tetorit të vitit të kaluar.

Ata kërkojnë nga bashkia që të marrë masa për këto përmbytje dhe jo të japë vetëm këshilla ku të parkojnë dhe ku jo, shkruan A2.

Sakaq, edhe në Durrës janë rikthyer rrugët e përmbytura nga shirat e kësaj të mërkure. Edhe në këtë qytet bregdetar mjaftojnë disa minuta shi me intensitet që rrugët të bëhen të pakalueshme për këmbësoret dhe të vështira për t’u kaluar nga mjetet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos