
Protestuesit kanë nisur të grumbullohen këtë mëngjes para godinës së Parlamentit, ndërsa protesta hyn sot në ditën e 51-të të saj, raporton gazetarja Fjorela Beleshi.
Tubimi po zhvillohet pak para nisjes së seancës plenare, e cila është parashikuar të mbahet rreth orës 12:00 të mesditës. Ndërkohë, më 23 korrik pritet të zhvillohet seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar.
Sakaq, pasditen e sotme pritet të mbahet edhe protesta e përditshme para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
(A2 Televizion)