Rama nga Shkupi: “Banjska” nuk duhet të përsëritet, NATO të shtojë prezencën në veri të Kosovës

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 12:12 | Aktualitet

Nga Shkupi po mbahet takimi i liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s në rajon me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, kryeministri Edi Rama vuri në fokus të fjalës së tij Kosovën.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se Jens Stoltenberg priti me interes propozimin e tij për një format të një samiti të NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit të jenë edhe vendet jo anëtare në rajon. Pra edhe Kosova.

“Pra, të jenë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që nuk janë të pranishme dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi dhe që kanë një interes të drejtpërdrejtë me stabilitetin e rajonin.”

Po ashtu, Rama theksoi se pavarësisht thirrjeve të përsëritura për garantim të sigurisë në veri të Kosovës, ndodhi shkëmbimi i zjarrit në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

“...ka ndodhur një ngjarje tragjike që duhet konsideruar një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike. Dhe duhet me çdo kusht të mos përsëritet.”

 

Kryeministri bëri thirrje për rritje të forcave të NATO-s në Kosovë dhe për garantim të sigurisë dhe stabilitetit në kufi me Serbinë. m

Ngjarja në Banjskë, siç u shpreh Rama, ekspozoi rrezikshmërinë për destabilizim dhe përshkallëzim të marrëdhënies mes dy vendeve fqinje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos