Dita e Alfabetit, Rama nis në gjuhën shqipe takimin e liderëve të NATO-s në Shkup

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 11:26 | Politikë

Dita e Alfabetit, Rama nis në gjuhën shqipe takimin e liderëve

Në nisje të takimit të liderëve të 5 vendeve anëtare të NATO-s në Shkup, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur në gjuhën shqipe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në ditën e Alfabetit. Kreu i qeverisë shqiptare e vuri theksin te mbrojtja në rajon në një kohë krizash e luftërash që kërcënojnë. Në këtë takim, merr pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Mirëdita! Së pari dëshiroj që në gjuhën shqipe t’u uroj të gjithë shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut ditën bekuar të Alfabetit. Nga ana tjetër, më vjen shumë mirë që sot mblidhemi këtu në këtë moment jo të lehtë për të gjithë, një moment luftërash dhe krizash të rënda, që kanë potencialin të rrezikojnë drejtpërdrejtë edhe anën tonë, një moment kur këtu në rajon të gjithë duhet të fokusohemi te mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur, që është jo pak, një paqe e brishtë e përgjithshme, po sidoqoftë një paqe dhe të vëmë të gjitha forcat për ta bërë këtë paqe përfundimtare dhe të qëndrueshme.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos