Spektakël i garantuar. Anglia favorite në letër, por të gjithë sytë janë te Messi

Nga Dea Kozma
15 Korrik 2026, 11:43 | Futboll

Spektakël i garantuar. Anglia favorite në letër, por të

Argjentina dhe Anglia rikthejnë sonte një nga rivalitetet më të zjarrta në historinë e futbollit, me një biletë për finalen e Kupës së Botës në lojë.

Dy kombëtaret janë përballur 14 herë, ku Anglia kryeson bilancin me 6 fitore, Argjentina ka 2, ndërsa 5 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Në Kupën e Botës janë takuar pesë herë, në duele që kanë prodhuar momente legjendare si "Dora e Zotit" dhe "Goli i Shekullit" i Diego Maradonës në vitin 1986, apo hakmarrja angleze në vitin 2002 falë penalltisë së David Beckham, shkruan A2.

Pas plot 24 vitesh, dy gjigantët përballen sërish në një ndeshje eliminatore të Botërorit, duke rikthyer një rivalitet që ka shënuar historinë e futbollit.

Në letër, Anglia hyn në fushë me skuadrën më të shtrenjtë. Sipas vlerësimeve të Transfermarkt, "Tre Luanët" kanë një vlerë totale prej rreth 1.36 miliardë euro, ndërsa Argjentina vlerësohet rreth 807 milionë euro. Jude Bellingham, Declan Rice dhe Bukayo Saka janë ndër lojtarët më të kushtueshëm të turneut, ndërsa te Argjentina spikasin Julián Álvarez dhe kampioni i botës Lionel Messi, i cili mbetet lideri teknik dhe emocional i ekipit.

Megjithatë, diferenca në vlerën e tregut nuk ka garantuar kurrë sukses në këtë rivalitet, pasi Argjentina ka treguar vazhdimisht se përvoja dhe karakteri peshojnë po aq sa miliona eurot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos