Rikthehen turistët në Gjirokastër, artizanët: Po dalim nga “gjumi letargjik” i dimrit

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
1 Prill 2024, 14:39 | Aktualitet

Ditët e ngrohta kanë rikthyer turistët në qytetin e Gjirokastrës. Bashkë me turistët kanë nisur të hapin qepenat e dyqaneve edhe artizanët e qytetit karakteristik.

Në pjesën historike të Gjirokastrës janë të paktën 60 biznese artizanati, të cilët gjatë periudhës së dimrit thuajse nuk kanë fare punë dhe të ardhurat e sezonit turistik përpiqen t’i përdorin për të mbuluar mungesën e të ardhurave gjatë dimrit.

Për periudhën e dimrit, artizanët apelojnë që projektet që bëhen për t’i ardhur atyre në ndihmë të shkojnë tek artizanët e vërtetë.

Një turizëm gjatë gjithë vitit do të ishte e vetmja zgjidhje jo vetëm për artizanët, por edhe për njësitë akomoduese dhe restorantet në Gjirokastër, të cilët e kanë lidhur punën e tyre drejtpërdrejtë me prurjet e turistëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos