Pala greke ka ndryshuar kushtet e regjimit të punës për 48 orët e grevës së paralajmëruar nga sindikata doganore helene, për sa i përket hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Burime pranë kësaj pike kufitare bëjnë të ditur se ka patur një komunikim zyrtar mes policisë kufitare greke të pikës së kalimit kufitar të Kristapologjise dhe policisë së Kapshticës.
Kështu nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke.
Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.
Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim. (A2 Televizion)