Besimtarët e krishterë në Fier kremtojnë Pashkët në "Kishën e Zonjës së Papërlyer"

Nga Çaku Tafa
31 Mars 2024, 10:37 | Aktualitet

Besimtarët e krishterë në Fier kremtojnë Pashkët

Edhe besimtarët katolikë në Fier kanë kremtuar Pashkët në “Kishën e Zonjës së Papërlyer”. Dhjetëra besimtarë kanë ndjekur këtë të diel meshën e ringjalljes së Jezu Krishtit ku janë bashkuar për të uruar ringjalljen e tij, duke përcjellë mesazhe shprese dhe dashurie.

Të njëjtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe Dom Francesco Pasqua, i cili drejtoi liturgjinë e shenjtë me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.

Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq .

Në përfundim të Meshës së Shenjtë besimtarët katolikë fierakë uruan njëri- tjetrin, për më shumë paqe, begati, dhe dashuri në familjet e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos