Alpinistët e bllokuar në Majën e Jezercës, momenti kur helikopteri i Emergjencave u shkon për ndihmë (VIDEO)

Nga A2 CNN
30 Mars 2024, 17:20 | Aktualitet

Alpinistët e bllokuar në Majën e Jezercës, momenti kur

Disa turistë vijojnë të mbetën të bllokuar na Majën e Jezercës, e për pasojë në ndihmë të tyre është nisur një ekip i kërkim-shpëtimit së bashku me helikopterin e Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ky ekip së bashku me policinë e Tropojës janë në kërkim të një grupi alpinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur "Maja e Jezerces" e nga ku kanë rënë nga lartësia.

Për pasojë njëra nga anëtaret e grupit, Z.L 43 vjeç ka humbur jetën. Ekipi i kërkim-shpëtimit ka bërë e mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin me helikopter drejt morgut. Ndërsa operacioni i shpëtimit vijon për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos